Çështja e trajnerit të ri, Arsenali merr vendimin e papritur!

2 Dhjetor 2019
17:00
back button

Arsenali shkarkoi javën e shkuar nga detyra e trajnerit Unay Emeri, duke vënë në krye përkohësisht Freddie Ljunberg. Ish-mesfushori i “Topçinjve” debutoi në sfidën ndaj Norwich, ku nuk arriti më shumë se një barazim 2-2.

Emrat e përfolur për të marrë drejtimin përfundimtar të Arsenal janë ato të Mauricio Pochettino, si dhe Massimiliano Allegri, por së fundmi ka dalë një opsion i ri. Mediat angleze zbulojnë se drejtuesit e londinezëve, po mendojnë që t’i japin një shans Ljunberg dhe të zgjedhin suedezin si trajner definitiv për ekipin.

Ljunberg e njeh mirë ambientin tek Arsenal, pasi ka luajtur për shumë vite aty dhe marrëdhënia që ka me lojtarët është mjaft e mirë. Gjithashtu, edhe asistenti i tij, i cili është Per Mertesacker, ka një marrëdhënie mjaft të mirë me të gjithë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit