ÇËSHTJA: Maurizio Sarri e kap me inat me Juventusin! Nuk ndryshon mendje mbi kontratën

26 Nëntor 2020
15:49
Telesport
back button

Ka nga ata që thonë “jo”. Në këtë rast është Maurizio Sarri dhe përgjigjia vlen për Juventusin, që i kishte kërkuar prishjen e parakohshme të kontratës që pas shkarkimit gjatë kësaj vere duke qenë se ka edhe dy vite të tjera me bardhezinjtë.

Detyrimi i klubit vazhdon. Negociatat filluan dhe vazhduan, me Fali Ramadanin që përfaqësonte trajnerin. Por një marrëveshje, pak a shumë e afërt, ishte e lidhur me mundësinë që Sarri të largohej menjëherë me një aventurë të re: vetëm në atë rast ai do të kishte pranuar idenë për të bërë zbritje, të nevojshme për të qenë në gjendje të lirohej dhe të largohej përsëri.

Konkretisht, ishte Fiorentina ajo që e joshi, për të ndryshuar drejtimin pastaj me zgjedhjen e Cesare Prandelli. Ideja Sarri mbetet e gjallë, shumë e gjallë, por në të ardhmen sa i përket stolit vjollcë.

Sepse gjatë sezonit aktual, veçanërisht duke marrë parasysh vështirësitë e këtij momenti preciz historik, do të kishte qenë tepër e komplikuar dhe e kushtueshme për të përmbushur kërkesat e Sarrit: ekonomike në aspektin e angazhimit, por gjithashtu ose mbi të gjitha të projektit, duke i kërkuar Fiorentinas një marrëveshje të paktën tre vjet me çek pothuajse të bardhë në merkato.

Pavarësisht se cila mund të jetë aventura e radhës e Sarrit, fakti mbetet që në këtë moment një rifillim i mundshëm nuk duket të jetë në gjendje të parashikohet në krahasim me sezonin e ardhshëm. Pra, përsëri në pikën e fillimit: nuk ka zbritje.

Juventusi u përpoq, shpresoi se ai do të pranonte. Qëllimi ishte të gjente një marrëveshje deri në fund të vitit 2020. Natyrisht, do të bëhen përpjekje të reja por pozicioni i Sarrit duket mjaft i ngurtë, sipas disa madje edhe përfundimtar.

Mënyra në të cilën divorci u përmbush, duke u shkarkuar dhe konsideruar si “kokë turku”, la një shenjë të thellë te trajneri.

Gjithashtu për këtë arsye, pra, Sarri do të dëshirojë të marrë gjithçka që meriton. Kjo do të thotë që të 6 milion eurot neto të parashikuara në kontratë, plus 2.5 milion gjobë që Juventusi do të duhet të paguajë nëse vendos deri në mars 2021 të mos zbatojnë vitin e tretë të kontratës.

Sarri është i vendosur të shkojë deri në fund, përveç nëse ka një stol të ri për t’u ulur herët.

Juve do të përpiqet ta bindë atë të bëjë një hap prapa, ose përpara në varësi të këndvështrimit, por tani Sarri vazhdon të thotë “jo” për ndërprerjen e kontratës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit