Çështja Mbappe, PSG planifikon ‘super hakmarrjen’ ndaj Real Madrid

14 Shtator 2023
9:30
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain thuhet se po planifikon ‘hakmarrjen’ ndaj Real Madridit për këmbënguljen e tyre me Kylian Mbappe.

Thuhet se skuadra e pasur e Ligue 1 po synon jo një, por PESË nga yjet e Carlo Ancelotti-t.

Mbappe është ende lojtari kryesor te PSG, pavarësisht se sulmuesi kërkoi një largim këtë verë pas një mosmarrëveshjeje shumë publike me klubin.

Ylli i Francës refuzoi të nënshkruante një rinovim me kampionët francezë, gjë që solli përjashtimin e tij nga stërvitjet me ekipin e parë dhe turneu parasezonal.

Dhe pavarësisht paqes së arritur mes dy palëve, e ardhmja e Mbappe mbetet e paqartë me pak më pak se një vit të mbetur nga kontrata e tij.

Real Madridi ka qenë i lidhur me 23-vjeçarin për një kohë të gjatë dhe ishte afër nënshkrimit të francezit në vitin 2022.

Ndërkohë që është raportuar shumë se ai tashmë ka rënë dakord për një kalim në kryeqytetin spanjoll sezonin e ardhshëm.

Kjo ka bërë që trajneri i PSG-së, Luis Enrique, të përpilojë një listë të ngushtë me pesë lojtarë të Realit që mund të zëvendësojnë Mbappe nëse ai largohet.

Sipas Sport, në listë janë Vinicius Junior, Rodrygo, Aurelien Tchouameni, Eduardo Camvinga dhe Federico Valverde.

Raporti pretendon se Vinicius dhe Rodrygo janë “prioritetet kryesore” pasi ata konsiderohen si “dy nga sulmuesit e krahut më të mirë në planet”.

Dyshja braziliane megjithatë janë në listën e “të paprekshmeve” të Ancelotti-t, por kjo mund të ndryshojë në rast të një ofertë të rëndësishme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit