ÇËSHTJA NEYMAR: PSG “ngrin” pretendentët: Prej 10 ditësh…

21 Korrik 2019
17:43
Anton Cicani
back button

Çfarë do të ndodhë me Neymar Jr? Ende askush nuk e di me siguri, por braziliani është në luftë të ftohtë me klubin e PSG dhe vazhdon të shrehë dita ditës mesazhe për t'u ndarë nga klubi parizien dhe për të nisur një aventurë të re.

Ney do të donte te Barcelona, aty ku ka zemrën e tij dhe kujtimet e bukura, përveç se shumë miqsh. E ka kuptuar që gabimi që bëri është i madh. Për para dhe për skenën, la një klub ku po shkëlqente dhe ku po konfirmohej.

Kështu, në bisedat që ka pasur me drejtorin sportiv Leonardo, ia ka bërë të qartë. Por, në anën tjetër, ish-drejtuesi i Milanit, tashmë e ka kthyer personale. "Nuk ka asgjë ndryshe! Asnjë lajm i ri. Jemi në të njëjtën situatë që prej 10 ditësh. Asnjë ofertë konkrete për Neymar por vetëm fjalë dhe sondazhe…".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit