Çështjet gjyqësore, penalizimet, merkatoja, e ardhmja e Allegrit…; drejtori i Juventusit ka përgjigje për gjithçka

8 Qershor 2023
8:15
Alfred Lleshi
back button

Drejtori i Përgjithshëm i Juventusit, Maurizio Scanavino, foli për “Sky” mbi situatën e Massimiliano Allegrit: “Ai nuk ka qenë kurrë në diskutim. Ka një ndarje totale të të gjithë skenarëve në lidhje me Juventusin. Në muajt e fundit kaluam këtë stuhi së bashku dhe lidhja jonë vetëm pak muaj më parë u konsolidua shumë shpejt.

Jemi në një drejtim për të bërë më të mirën për ekipin, lojtarët dhe klubin. Nuk duhet të harrojmë situatën që përjetuam, nga e cila, në përgjithësi dolëm mirë. Siguruam vendin e tretë në renditjen e rezultateve të fushës, qemë një hap larg finales së dy trofeve. Jo keq, duke konsideruar një fillim jo të shkëlqyer të sezonit si dhe një finish sezoni në kolaps lidhur me situatat psikologjike”.

Scanavino më pas vazhdoi: “Tifozët? Ne e kuptojmë humorin e keq të tyre. Ka pasur ulje-ngritje emocionale në këtë periudhë të veçantë, por duhet t’i mbajmë këmbët fort në tokë. Trajneri është personi më i përshtatshëm për të na dhënë vazhdimësi në të gjitha aspektet sportive.

Siç thashë, ka situata për t’u zgjidhur, aspektet ekonomike dhe financiare të kompanisë nuk janë të parëndësishme për t’u menaxhuar. Përkushtimi është total, ne duam të fillojmë përsëri. Jemi në linjë me të gjithë, me përulësinë, përkushtimin, autokritikën më të madhe për të qenë në gjendje të marrim rezultatet më të mira në fushë”.

Mbi merkaton e kësaj vere: “Manna do të marrë përgjegjësinë e lëvizjeve në muajt në vijim. Calvo do të marrë një pjesë më menaxheriale në raport me kompaninë si garantues i të gjitha aspekteve të perimetrit ekonomik të pjesës sportive.

Giuntoli? Ai ka ende një vit kontratë me Napolin, kështu që nuk do të komentoj më tej. Na duhen pika të forta. A po iu skadojnë kontratat lojtarëve? Manna do t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Qëllimi im është të krijoj një organizim të qartë”.

Scanavino komenton hetimet gjyqësore dhe flet për të ardhmen: “Sapo hymë në kompani, unë dhe Ferrero u morëm me stuhinë gjyqësore. Pas dy ditësh pati 15 pikë penalizim. Arritja në këtë pikë, me mbylljen e çështjes gjyqësore, i lejon kompanisë, klubit dhe të gjithëve ne të planifikojmë të ardhmen me më shumë qetësi dhe më pak pasiguri.

Superliga Europiane?Gjërat janë shkëputur nga konteksti. Ne kemi dërguar një komunikatë për dalje nga projekti, ndërsa nga ana tjetër hetimi i UEFA-s nuk ka përfunduar ende. E ardhmja jonë do të jetë një angazhim i madh, i përbërë nga puna ekipore dhe me shumë përulësi. Ne gjithmonë do të pyesni njëri-tjetrin me synimin për të përmirësuar dhe mbajtur këmbët fort në tokë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit