Çfarë bën Sterling me topat e tregolëshave? I dërgon në Xhamajkë

23 Tetor 2019
18:37
Denis Hakanaj
back button

Raheem Sterling nuk mund të ndalet.

Sulmuesi anglez është lojtari që është përmirësuar më shumë nën drejtimin e Guardiola-s dhe këtë e tregojnë shifrat me të cilat ka nisur sezonin e tij të pestë te Manchester City: 11 gola në 12 ndeshje me një rendiment të çmendur në Champions (4 gola në 3 ndeshje).  

Sterling ka ndëshkuar tri herë Atalanata-n në harkun e 11 minutave, duke udhëhequr City-n drejt suksesit 5-1 në Etihad në javën e tretë të Champions League. Një fitore që do të thotë edhe kryesim i Grupit C me pikë të plota. Dhe nga ana tjetër e Oqeanit Atlantik është dikush që feston dhe pret dhuratën e tij…

Sulmuesi 24-vjeçar ka realizuar 5 tregolësha me fanellën e Manchester City-t, 4 prej të cilave në këtë vit kalendarik dhe 2 në sezonin e ri,  duke marrë në shtëpi topin e pestë me fanellën e “Qytetarëve”.

“Katër të tjerët që kam marrë  pas një tregolëshi janë në shtëpinë e mamasë sime në Xhamajkë. I kam vendosur në një kuti të vogël prej xhami. Kam blerë edhe gjashtë kuti të tjera për tregolëshat e tjerë, kështu që mund t’i fus aty dhe t’ia dërgoj asaj. Edhe këtë top do t’ia jap mamit”.  

“Po pres ndeshjen e radhës. Kam shënuar një tregolësh dhe po pres fundjavën për të shënuar gola të tjerë. Kjo ndeshje iku, pres me padurim të luajë atë pasardhësen”.

Sterling nuk ka ndërmend të ndalet, synon t’i bëjë “dhurata” të tjera mamasë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit