Çfarë do të bëhesh kur të rritesh? Miku i Neymar: ja sa fiton stafi i brazilianit

17 Shtator 2019
16:43
Denis Hakanaj
back button

Të jesh pjesë e stafit të Neymar është një privilegj.

Pjesëtarët e grupit që shoqëron kudo futbollistin brazilian fitojnë më shumë se 10 mijë euro në muaj dhe mund të marrin pjesë në darka dhe festa ekskluzive.

Të jesh pjesë e stafit të tij do të thotë të bësh një jetë luksi. Në Brazil kanë një shprehje që thotë se nëse je mik i Neymar, nuk do ta ndiesh krizën aktuale ekonomike dhe papunësinë që ka goditur vendin. Janë tre miqtë më të afërt të yllit të PSG-së, të cilët përfitojnë një rrogë: Gil Cebola, Jota Amancio dhe Carlos Henrique.

Secili prej tyre ka një rol të ndryshëm: Gil Cebola është fotografi personal i Neymar, Carlos Henrique është truri i bizneseve dhe Amancio ka punuar për një kohë të shkurtër si menaxheri i tij, para se bëhej krye fotograf dhe të kujdesej për videot e Neymar në rrjetet sociale.

Jetojnë të gjithë bashkë në periferinë e Parisit, në një pallat që vlen miliona euro. “Jemi njohur kur ishim 13 vjeç dhe jemi rritur bashkë”, ka thënë Amancio për Marca. “Kemi jetuar në të njëjtën shtëpi për shtatë vite, kemi studiuar bashkë dhe kemi luajtur në të njëjtën skuadër deri në 2010-ën”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit