Çfarë finishi sezonal ëndrrash për Guardiolën, kështu synon tripletën e bujshme

26 Maj 2023
8:35
Alfred Lleshi
back button

Tashmë Premier League e ka kampionin e ri, tashmë Manchester City do të kërkojë dopietën ndaj Manchester United, në finalen e “FA Cup” më 3 qershor dhe më pas, saktësisht një javë më vonë, tripletën e mundshme dhe të bujshme në Stamboll, kundër Interit.

Një shpërblim i jashtëzakonshëm ky i skuadrës së Pep Guardiolës, e cila tani do të luajë për qejf në Premier League kundër Brentford, pas tri ditësh, dhe më pas do të shikojë drejt dy datave të mëdha finale të sezonit.

Kundër Brentford do të jetë ndeshja ku Guardiola do të festojë një kampionat të fituar triumfalisht. Në fakt, me një ndeshje përpara ka 8 pikë më tepër se Arsenali i vendit të dytë, ndërsa Brentford ka mundësinë, nëse rezultatet përputhen, të përpiqet të ëndërrojë Ligën e Konferencës.

Në finalen e “FA Cup”, të besuarit e Guardiolës arrijnë pas nëntë golave ​​të shënuar dhe zero të pësuar në dy xhirot e fundit, ndërsa finalen e Champions-it e siguruan pas suksesit të jashtëzakonshëm ndaj Real Madridit.

Kalendari i Manchester City
28.05: Brentford-Manchester City (Premier League)
03.06: Manchester City-Manchester United (finale e “FA Cup”)
10.06: Manchester City-Inter (finale e Champions League)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit