Çfarë gafe paska bërë! Ja si Koeman refuzoi Haaland

5 Qershor 2021
14:50
Alfred Lleshi

Tani të gjithë po luftojnë për të, por kur Erling Haaland luajti për Byrne, në divizionin e dytë norvegjez, prozhektorët drejtoheshin në destinacione të tjera. Megjithëse pikërisht këtu spikat syri klinik i skautëve të famshëm, njëri prej të cilëve është Steve Walsh, një mjeshtër.

Në vitin 2016, pasi zbuloi “bizhuteri” të tilla si N`Golo Kanté, e bleu për 6 milionë nga Caen; pastaj Riyad Mahrez, të cilin e mori për 600.000 euro nga Le Havre, ose Jamie Vardy nga Fleetwood Town, Everton e bëri atë skautin e vet kryesor. Po atë verë, Ronald Koeman do të mbërrinte në stolin e skuadrës në fjalë dhe holandezi gjeti një përforcim të mundshëm në tryezë: një sulmues norvegjez, i ri dhe i gjatë, 16-vjeçar.

Walsh dhe ekipi i tij i skautëve kishin identifikuar një Haaland të atëhershëm të panjohur, por siç zbuloi vetë në një intervistë me “The Athletic” më 2019, kishte premisa për yll të së ardhmes: “Koeman kishte gati Erling Haaland, sulmuesin e Salzburgut (ai ishte atje në kohën e intervistës), babai i tij u bind me një marrëveshje prej 4 milionë euro”. Walsh rekomandoi nënshkrimin e tij, por as Koeman dhe as Everton nuk menduan se ishte një operacion i mirë.

Pjesa tjetër është histori. Haaland do të shkonte te Molde një vit më vonë për t’u bashkuar me RB Salzburg në janar 2019. Atje ai do të shpërthente dyert e elitës së futbollit me gola dhe Dortmund mposhti të gjithë ofertuesit e bjondit të talentuar. Në 59 ndeshje me Borussia, ai ka shënuar 57 gola dhe dhënë 15 asistie, duke pretenduar fronin e futbollit botëror bashkë me Kylian Mbappé. Me siguri shumë tifozë të Evertonit po shkulin flokët tani dhe pyesin se çfarë do të kishte ndodhur, nëse Koeman do të kishte dëgjuar shefin e skautëve të klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit