Çfarë gjiganti, Van Dijk: Nëse e fiton Messi “Topin e Artë” nuk ka…

2 Dhjetor 2019
9:53
Alfred Lleshi
back button

Virgil van Dijk mund të humbasë në betejën e “Topit të Artë” të këtij viti, çmim që e mëson “pronarin” mbrëmjen e sotme, me yllin e Barcelonës, Lionel Messi, favorit të dukshëm, por ai këmbëngul se nuk ka humbës në mesin e tre të nominuarve finalistë: “Nuk ka humbës në këtë mbrëmje. Ndihem shumë krenar që jam në atë podium, kryesisht për mënyrën se si kam performuar me ekipin dhe kombëtaren në vitin që po lëmë pas. Është thjesht diçka për t’u krenuar, sepse jo shumë lojtarë shkojnë atje dhe janë gati për këto lloj gjërash. Nuk ka humbës në këtë mbrëmje, e përsëris, do të shohim se çfarë ndodh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit