Çfarë ndodhi mes Paredes dhe D’Ambrosio në Inter-Juve: ndërsa qeshnin i jepnin goditje të ndaluara njëri-tjetrit (PAMJET)

20 Mars 2023
18:30
Telesport
back button

Ndeshja mes Interit dhe Juventusit u ndez menjëherë pas fishkëllimës së trefishtë: nervat e tensionuara të protagonistëve të derbit italian i dhanë jetë një sherri të madh që mbërriti pikërisht në momentin e bilbilit të arbitrit dhe kishte si protagonist Danilo D’ Ambrosio dhe Leandro Paredes.

Situata doli jashtë kontrollit dhe lojtarët u sanksionuan me karton të kuq secili pas përfundimit të ndeshjes. Për të qetësuar të dy, është dashur ndërhyrja e stolave, të cilët janë futur në fushë për të shuar sherrin…

Gjithçka nisi kur argjentinasi hyri në fushë, i futur nga Allegri shtatë minuta nga fundi i ndeshjes. Mesfushori u ndëshkua ne fillim te kohes shtese për humbje kohe, por ishte në minutat e fundit që u ndez përballja e ashpër me D’Ambrosio: dy lojtarët filluan të ngacmojnë njëri-tjetrin nga distanca dhe zikalteri u ndëshkua me të verdhë.

Menjëherë pas fishkëllimës së trefishtë ka nisur sherri i vërtetë. Thirrjet e shumta nga arbitri nuk mjaftuan për të parandaluar përshkallëzimin e situatës: në fund të ndeshjes u përplasën D’Ambrosio dhe Paredes, siç vërtetohet nga pamjet e fushës në të cilën shihet mbrojtësi i krahut duke iu afruar kundërshtarit për të vazhduar mosmarrëveshjen e lënë pezull pak minuta më parë.

Argjentinasi nuk kurseu veten, mes një buzëqeshje provokuese dhe një prekje ndaj kundershtarit që reagoi duke i shtrënguar qafën me njërën dorë. Është shkëndija vendimtare që nis të dy stolat, gati për të zgjidhur debatin e madh në fushë dhe që përfshin edhe Vlahovicin dhe Correan, jo shumë larg.

Në fund, penalltia më e rëndë u godit për Paredes dhe D’Amrbosio: pasi u qetësuan temperamenti dhe u shmang më e keqja, gjyqtari tund kartonin e kuq në fytyrën e dy lojtarëve që përjashtohen në këtë mënyrë pas ndeshjes. Dhe një skualifikim më i gjatë për atë që ndodhi në fushë nuk mund të përjashtohet.

VIDEO E SHERRIT – SHIKO KETU

Lajme të tjera

Lajmet e fundit