Çfarë po ndodh me francezin? Pogba e “tradhton” përsëri Manchester United

27 Nëntor 2020
15:27
Alfred Lleshi
back button

Ole Gunnar Solskjaer thotë se forca e skuadrës së tij i krijon dilema përzgjedhjeje të formacionit çdo javë, por Paul Pogba nuk do të përfshihet në vendimmarrjen e trajnerit këtë fundjavë. Mesfushori francez vazhdon të mbetet jashtë për shkak dëmtimi.

Kampioni i botës luajti tri herë gjatë pushimit ndërkombëtar me Francën, por nuk është aktivizuar me Manchester United në asnjërën prej dy ndeshjeve më pas. Solskjaer tha se lëndimin e mori ndërsa luante për kombëtaren e tij. Trajneri norvegjez konfirmoi se mesfushori ka një shqetësim në kyçin e këmbës, por është ndryshe nga problemi që e la mënjanë për pjesën më të madhe të sezonit të fundit:

“Scott McTominay dhe Paul Pogba nuk u stërvitën këtë mëngjes, nuk ishin në fushë, prandaj duken të pamundur për ndeshjen e fundjavës. Rashford, Lindelof) dhe Wan-Bissaka ishin në séance e sotme jo 100%. Luke Shaw sapo ka filluar rehabilitimin e tij në fushë, por nuk është përsëri me ekipin. Jesse Lingard është kthyer nga periudha e izolimit dhe ka bërë dy ditë trajnim. Phil Jones është jashtë deri pas Krishtlindjeve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit