Çfarë po ndodh? Ronaldo dhe Perez, “samit” i bujshëm në Torino

20 Janar 2021
15:19
Alfred Lleshi
back button

Paqe vendosur përfundimisht midis Cristiano Ronaldos dhe Florentino Perez. “Marca” raporton nën dritën e takimit, që u zhvillua dje midis sulmuesit të Juventusit dhe presidentit të Real Madridit. Ky i fundit ishte mysafir i numrit një të “Zonjës së Vjetër”, Andrea Agnelli, në “Continassa”. Perez dhe Ronaldo u ndanë keq kur portugezi u transferua te Juventusi më 2018, por marsin e kaluar, thekson “Marca”, kishte një afrim midis të dyve, me kthimin e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në “Bernabeu” për të parë nga afër ndeshjen kundër Barcelonës.

Dje Perez dhe Ronaldo do të argëtoheshin në Torino, duke folur për gjërat e përjetuara këto vite të jetuara në distancë. Si presidenti i “Los Blancos”, ashtu edhe CR7, synonin Champions-in pas “dovorcit” mes tyre, çka nuk është bërë i mundur nga viti 2018 e këtej. “Marca” nënvizon se ta shohim Ronaldon sërish te Real Madridi mbetet një utopi, por e mbyll artikullin duke nënvizuar se “ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit