Çfarë portieri! Neuer barazon rekordin historik të Oliver Kahn

21 Janar 2021
9:57
Alfred Lleshi
back button

Manuel Neuer ka barazuar rekordin e Oliver Kahn për numrin e ndeshjeve pa pësuar gol në Bundesliga, pas gati tre muajsh pritjeje. Portieri i kombëtares ishte në gjendje ta regjistronte ndeshjen e tij të 196-të me portë të pastër në duelin me FC Augsburg, të mërkurën. “Duhet të përpiqesh të jesh gjithnjë e më i mirë, – tha ai në transmetuesin “Sky”: – Kush e di, cili do ta thyejë rekordin tjetër në të ardhmen. Do të ketë edhe portierë të tjerë pas meje”. Në 11 ndeshjet e mëparshme, kampionit të botës në vitin 2014 iu desh të pësonte të paktën një gol.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit