Challandes “bekon” Rrahmanin, futet mik për Rashicën!

25 Maj 2020
22:36
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur në lidhje me futbollistët e tij te Kosova. Numri një i stolit ka komentuar dhe kalimin e Amir Rrahmanit te Napoli dhe sigurisht nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes së tij e ardhmja e sulmuesit Milot Rashica.

“Nuk jam aspak i çuditur nga kalimi i Rrahmanit te Napoli. Ai është futbollist i mirë dhe është rritur shumë që në Kroaci me Dinamon, më pas te Verona, por dhe me përfaqësuesen tonë.

“Rashica është shumë i fortë dhe i shpejtë. Ai ndihmon shumë dhe në fazën mbrojtëse. Po has vështirësi te Werderi, pasi skuadra luan në mbrojtje. Në një ekip më të mirë do të luajë më mirë. Nuk e di nëse e do Napoli, por nuk do të habitesha nëse ndodh diçka e tillë”, – thotë Challandes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit