Champions 2019-2020: shorti dhe kuriozitetet! Dy sfida janë “debutuese”…

10 Korrik 2020
13:30
Telesport
back button

Shorti i Champions League i hedhur sot në Nyon menjëherë ka ndezur ingranazhet e makinës së kujtesës dhe precedentëve edhe pse dy përballje e kanë “debutim” (Leizpig-Atletico Madrid dhe PSG-Atalanta). UEFA ka zbardhur disa precedente, histori, statistika dhe kuriozitete pas shortit.

Champions League quarter & semi-final draw: Ronaldo could face ...

1. Real Madrid (ESP) / Manchester City (ENG) vs Lyon (FRA) / Juventus (ITA)
2. Leipzig (GER) vs Atlético (ESP)
3. Napoli (ITA) / Barcelona (ESP) vs Chelsea (ENG) / Bayern München (GER)
4. Atalanta (ITA) vs Paris Saint-Germain (FRA)

UEFA CHAMPIONS LEAGUE QF DRAW | Troll Football

Leipzig dhe Atlético kurrë nuk kanë luajtur kundër njëri-tjetrit.

Atletico ka fituar tetë përballjet e fundit me eliminim direkt kundër ekipeve gjermane. Eliminimi i tyre i fundit daton në sezonin 1979-80 në Kupën UEFA (sot Europa League), kundër Dynamo Dresden, në raundin e parë.

Atalanta dhe PSG kurrë nuk kanë luajtur me njëri-tjetrin.

PSG nuk ka marrë asnjë fitore në tetë ndeshjet e tyre ndaj ekipeve të Serie A (6 barazime dhe 2 humbje). Fitorja e fundit daton në 1996, 3-1 ndaj Parma.

Tri herët e fundit që Bayern dhe Barcelona janë takuar në Ligën e Kampionëve të UEFA-së, fituesi ka ngritur trofeun: gjysmëfinale 2014/15 (Barcelona), gjysmëfinale 2012/13 (Bayern), çerekfinale 2008/09-finale (Barcelona).

Real Madrid dhe Juventus janë takuar 21 herë në garën e UEFA-së, përfshirë fitoret e Madridit në finalet e UEFA Champions League në 1998 (1-0) dhe 2017 (4-1).

Lyon i ka hequr katër pikë Manchester City në fazën e grupeve të Champions League të sezonit të kaluar – tre në një fitore tronditëse 2-1 në City of Manchester Stadium në ndeshjen e parë të grupeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit