Champions 2019-2020 nis zyrtarisht nga Prishtina, Barcelona i vjen në ndihmë një ekipi!

25 Qershor 2019
16:30
Anton Cicani
back button

Edicioni i Champions League për sezonin 2019-2020 ka nisur sot zyrtarisht në orën 15:00, në stadiumin "Fadil Vokrri" të Prishtinës. Pikërisht Kosova është vendi organizator i turit paraeliminator, që përfshin katër skuadra të shortuara mes tyre në dy gjysmëfinale, për të vendosur më pas në finalen e madhe se cila do të shkojë në turin e parë kualifikues të Champions.

Pikërisht në atë tur pret kampioni i Uellsit, TNS (The Neë Saints). Të tre ndeshjet e mini-turneut të turit paraeliminator do të zhvillohen në stadiumin "Fadil Vokrri", teksa ndeshja e parë që i ka dhënë kështu zyrtarisht start Champions është sfida mes Tre Penne (kampioni i San Marinos) dhe Santa Coloma (kampioni i Andorrës).

Në mbrëmje, rradha e Feronikelit, kampionit të Kosovës, që po në këtë stadium dhe kur temperaturat të jenë më të pranueshme, do të sfidojnë skuadrën Lincoln Red Imps (kampioni i Gjibraltarit). 

Sigurisht, në këtë rast, nëse në drekë stadiumi është i boshatisur, në mbrëmje priten të jenë rreth 6 mijë tifozë nga Drenasi.

Sakaq, Barcelona i ka ardhur në ndihmë Santa Coloma, duke i lejuar përpara nisjes për Prishtinë stërvitjen në ambjentet e tyre në strukturat ku stërvitjen Messi & Co.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit