CHAMPIONS | Andre Silva i jep suksesin e parë Leipzig. Talenti austriak bën me krahë Salzburg (PAMJET)

5 Tetor 2022
20:49
Telesport
back button

Zgjohet më në fund Leipzigu dhe e ben ne ndeshjen e trete te grupit. Skuadra gjermane, e cila edhe në Bundesligë këtë sezon ka një ecuri me shumë luhatje, mori fitoren e parë në fazën e grupeve të Championsit pas dy humbjeve radhazi me Realin e Madridit dhe Shakhtar Donetskun.

“Demat e Kuq” te Red Bull mposhtën 3-1 Celtic por nuk ishte aspak e lehte. Pas golit te pare te shenuar nga i zakonshmi Nkunkou , miqte shenuan me ane te Jota dhe nderlikuan gjerat.

VIDEO E GOLIT 3-1 ANDRE SILVA

Por, ne pjesen e dyte, skenen e mori Andre Silva i cili shenoi dy gola per ekipin gjerman dhe i dha keshtu 3 piket e para. Kur ka mbetur për t’u zhvilluar gjysmë e ndeshjeve, Leipzigu ka shanse reale për ta kaluar fazën e grupeve.

VIDEO E GOLIT 2-1 ANDRE SILVA

Në takimin mes Salzburgut dhe Dinamos së Zagrebit vendosi goli i Okafor me 11-metërsh në minutën e 71-të. Pikerisht Okafor kishte shenuar edhe ndaj Milanit dhe ndaj Chelsea-t ne barazimet 1-1 ne Austri dhe Londer. Tashme ekipi austriak ndodhet 5 pike ne grup kurse Dinamo Zagreb i mbetur ne 3.

VIDEO E GOLIT OKAFOR

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit