CHAMPIONS: Atalanta kthen Liverpool-in 4 vite mbrapa, shkëlqen Ajax. Porto eliminon Marseille

25 Nëntor 2020
23:05
Denis Hakanaj

Atalanta ka marrë një fitore mbresëlënëse 2-0 në fushën e Liverpool-it.

Një natë ëndrrash në Champions League për Gjimshitin me shokë, që mbeten në garë për t’u kualifikuar në raundin pasardhës.

Golat që kanë vendosur takimin janë shënuar në pjesën e dytë. Ilicic ka zhbllokuar sfidën në minutën e 60-të, ndërsa Gosens e ka mbyllur në të 64-ën.

Kjo ka qenë hera e parë që Liverpool e ka parë veten në disavantazh të dy golave në një ndeshje të Champions League të luajtur në Anfield që nga tetori i 2014-ës (kundër Real Madrid).

Liverpool mbetet në vendin e parë të Grupit D me 9 pikë, ndërsa Atalanta mbetet në vendin e tretë me shtatë pikë, po aq sa Ajax-i i vendit të dytë që mbrëmjen e sotme ka marrë një fitore 3-1 në shtëpi kundër Midtjylland-it të vendit të fundit.

Fitore edhe për Porto-n në Grupin C. Ekipi i Coneicao ka triumfuar 2-0 në fushën e Marseille, duke i eliminuar këta të fundit nga kompeticioni.

Portugezët mbajnë vendin e dytë me 9 pikë, ndërsa francezët janë të fundit me 0 pikë pas katër ndeshjesh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit