CHAMPIONS: Barcelona kthehet 17 vite mbrapa, dështon kura “Xavi”. Bayern si Ajax dhe Liverpool. Salzburg befason Sevilla

8 Dhjetor 2021
22:52
Telesport
back button

Barcelona eliminohet në fazën e grupeve të Champions League dhe do të luajë Europa League pas 17 vitesh.

Katalanasit shkojnë në Europa League – për herë të parë që nga viti 2003-04, kur Alan Thompson shënoi golin e vetëm pasi Celtic i eliminoi ata në fazën me eliminim direkt…

Bayern Munich e mbyll me 6 fitore në 6 ndeshje ashtu si Liverpool dhe Ajax në grupet e tyre respektive.

 

Pas pjesës së parë të përfunduar 2-0 me golat e Muller dhe Sane (silurë) goli tjetër në pjesën e dytë u shënua me talentin Musiala duke vulosur shifrat në 3-0.

Benfica, pasi për 22 minuta ka gjetur dy gola të shpejtë, ka administruar më pas deri në fund në Portugali, duke mos rrezikuar pasi kjo fitore i dha kualifikimin në fazën tjetër sot.

Skuadra e Xavit e mbyll e treta, teksa trajneri besonte se mund të ndodhte mrekullia, por nëse barazon në Camp Nou ndaj Benfica-s 0-0 dhe rrezikon madje edhe humbjen do të thotë shumë…

Në grupin e ekuilibruar G, Lille (fitoi në Gjermani ndaj Ëolfsburg 3-1) merr pasin për më tej, ndërsa në vend të dytë kalon Salzburg që sonte mundi një kundërshtar të fortë si Sevilla, që mbeti edhe me dhjetë në pjesën e dytë.

Goli i Okafor vendosi suksesin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit