CHAMPIONS: Bayern dhe Mane s’përmbahen. Super gol, përmbysje dhe gafa në Francë (Pamjet)

4 Tetor 2022
19:40
Denis Hakanaj
back button

Champions League është kthyer me Bayern-Plzen dhe Marseille-Sporting, të vlefshme për javën e tretë të fazës me grupe të kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube.

Gjithçka e lehtë për kampionët e Gjermanisë në fuqi, të cilët e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh të tre golave të shënuar në harkun e 14 minutave.

BAYERN-PLZEN 1-0 – VIDEO

Sane ka zhbllokuar sfidën në Allianz Arena me një goditje të bukur në minutën e 7-të para se Gnabry të dyfishonte avantazhin e vendasve në të 13-ën, duke finalizuar në mënyrën e duhur një aksion të bukur.

BAYERN-PLZEN 2-0 – VIDEO

Goli i tretë ka ardhur në minutën e 21-të dhe është shënuar nga Sadio Mane. Ish-ylli i Liverpool ka tundur rrjetën pas një aksioni të bukur personal.

BAYERN-PLZEN 3-0 – VIDEO

Ka nisur me 15 minuta vonesë ndeshja mes Marseille dhe Sporting, e vlefshme për Grupin D. Sipas L’Equipe, portugezët e kanë pasur t vështirë të mbërrijnë në stadium për shkak të trafikut të rënduar.

MARSEILLE-SPORTING 0-1 – VIDEO

Sfida e Velodrome ka nisur me një super gol. Në fakt, miqve u kanë mjaftuar 50 sekonda për të kaluar në avantazh me një  magji të Trincao.

Francezët janë kundërpërgjigjur duke realizuar dy gola në harkun e tri minutave. Alexis Sanchez ka barazuar në minutën e 13-të pas një gafe të portierit dhe Harit ka përmbysur gjithçka në të 16-ën.

MARSEILLE-SPORTING 2-1 – VIDEO

Portieri i Sporting ka qenë protagonist përsëri për keq në minutën e 23-ë, kur është ndëshkuar me kartonin e kuq për shkak të një prekje të topit me dorë jashtë zonës së rreptësisë.

Marseille ka përfituar pothuajse menjëherë nga superioriteti numerik duke shënuar edhe golin e tretë në minutën e 28-të me Balerdi.

MARSEILLE-SPORTING – KARTONI I KUQ – VIDEO

MARSEILLE -SPORTING 3-1 – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit