CHAMPIONS: Bayern mer dy lajme të mira para supersfidës ndaj PSG!

3 Shkurt 2023
17:04
Telesport
back button

Sot te Bayern Munich kane marre nje lajm pozitiv teksa në qendren stervitore eshte rishfaqur Noussair Mazraoui duke rifilluar përsëri stërvitjen. 25-vjeçari ka mbetur jashtë fushës që kur u zbulua një inflamacion i lehtë i perikardit pas infeksionit të tij Covid-19 në Kupën e Botës në Katar. Prandaj, marokeani nuk është paraqitur për Bayern këtë vit.

Sidoqoftë, mbrojtësi i djathtë tani po shikon përpara pasi u mirëprit përsëri në fushë nga shokët e tij të premten në mëngjes përpara se të hynte brenda në qendrën e performancës me trajnerin e fitnesit Peter Schlösser për të përfunduar ushtrimet e para në rrugën e tij drejt rikthimit.

Vazhdon sakaq progresi per Sadio Mané, qe në terrenin e stërvitjes në Säbener Straße të martën në mëngjes dhe sot ka pasur një buzëqeshje të madhe në fytyrë. Sulmuesi 30-vjeçar përfundoi dy seanca me topin për herë të parë pas një operacioni për rilidhjen e tendinit në kokën e fibulës së djathtë.

Pas disa stërvitjeve me vrap në fushë javën e kaluar, Mané kaloi dhe dribloi topin përsëri, dhe ju mund ta shihnit gëzimin e rikthimit në fytyrën e ndërkombëtarit senegal. Ai po ben te pamunduren per t’u kthyer ne fushe ndaj PSG ne Champions League qe eshte dhe kryqezimi i sezonit.

Te PSG, ne anen tjeter, jane te shqetesuar per gjendjen e disa lojtareve dhe mes tyre Mbappe qe do te duhet te qendroje jashte te pakten 2 jave e gjysme deri ne 3 duke humbur keshtu ndeshjen e pare ndaj Bayern dhe duke pasur shpresa te vogla ne ate te kthimit…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit