CHAMPIONS | Bayern nuk ndalet! Ka festë edhe për talentin Musiala. Salzburg befason Sevilla (VIDEO)

8 Dhjetor 2021
22:26
Telesport
back button

Bayern Munich nuk ndalet. Skuadra e Nagelsmann kërkon të përmbushë 6 fitore në 6 ndeshje si Liverpool dhe Ajax…

Pas pjesës së parë të përfunduar 2-0 ndaj Barcelona-s, ka ardhur edhe goli tjetër në pjesën e dytë me talentin Musiala, që ka shënuar 3-0.

Benfica po administron në Portugali, duke mos rrezikuar pasi kjo fitore ka aromë kualifikimi sot.

Sakaq, befasi në Austri, aty ku Salzburg po fiton 1-0 ndaj Sevilla-s që ka mbetur edhe me të kuq.

Në avantazh edhe Lillë në Gjermani, ndaj Wolfsburg, me golin e Burak Yilmaz ne pjesen e pare. Ne pjesen e dyte ka ardhur edhe goli i David.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit