CHAMPIONS: Çmenduri PSG, kualifikohet dhe shuan ëndrrat Atalantas në 3 minuta (VIDEO)

12 Gusht 2020
22:58
Telesport
back button

E pabesueshme ajo që ndodh në Lisbonë. Në frymën e fundit, PSG gjen barazimin dhe fitoren duke përmbysur Atalantan dhe duke e lënë me një hidhërim të jashtëzakonshëm!

Në një ndeshje të dominuar nga kampionët e Francës, që kanë shpërdoruar mbi 5 raste të pastra për gol, me Neymar dhe Mbappe, pikërisht në frymën e fundit, fillimisht Marquinhos dhe më pas Chupo-Moting, gjejnë dy gola dhe fundosin ekipin italian, duke i fshirë ëndrrën dhe duke i kthyer në shtëpi…

Kalon skuadra e Tuchel në fazën gjysmëfinale, në një ndeshje plot emocione e cila u ndez në fillim dhe u “dogj” në fund!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit