Champions, debuton me Barçan në tempullin e Maradonës: “Nuk mund të kishte më mirë!”

24 Shkurt 2020
23:33
back button

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, në prag të sfidës ndaj Napolit, ka shprehur entuziazmin e tij për debutimin në Champions League, në atë që sipas tij nuk mund të kishte vend më të mirë për ta bërë.

Debutimi në Champions te tempulli i Maradonës? 

“E vërteta është se nuk mund të kishte një vend më të mirë për të debutuar në Champions League. Do të jetë bukur të nis këtu Champions-in. Do të jetë një ndeshje e luftuar dhe zbavitëse”.

Përballë Fabian Ruiz, që promovuat te Betis?

“Po, e vërteta është që i nevojitej një shans dhe ne ja dhamë atë në atë moment. Ai është një kalë të cilit i nevojitej të vraponte”.

Çfarë marrëdhënie keni me Italinë?

 “Italia më ka pëlqyer gjithmonë. Menaxheri im është italian dhe kam bashkëpunues nga Italia. Të luaj një ndeshje kundër Napolit është një shans që më paraqitet pak me vonesë. Shpresoj që të lë një kujtim të mirë”, deklaroi Setien.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit