Champions, Deschamps bën parashikimin e guximshëm: “Besoj se mund t’ia dalin”

1 Dhjetor 2023
16:00
Denis Hakanaj
back button

Ndoshta pak kundër rrymës dhe si një zë jashtë korit, Didier Deschamps foli për rrugëtimin e PSG-së në Champions League.

Duke u gjendur në një nga grupet më të komplikuara të edicionit aktual – njësoj si Milani – skuadra e Luis Enrique ka hasur në shumë vështirësi dhe do të kërkojë kualifikimin në javën e fundit ndaj Borussia Dortmundit. Megjithatë, sipas trajnerit të Francës, nuk ka nevojë për t’u shqetësuar.

“PSG është një nga ekipe kandidate për të triumfuar në gund, një nga 6 apo 7 që kanë ambicie legjitime për të fituar Champions League”, tha Didier Deschamps për BeInSports.

Me guxim, por edhe me një bindje të fortë nga ana e francezit që nuk ka dyshime për PSG-në e Kylian Mbappe.

“Sezoni është ende i gjatë, padyshim që duhet të merret parasysh kampionati, i cili gjithmonë ndikon, edhe nëse fillimi për sa u takon pikëve ka qenë më pak i mirë se vitet e kaluara.

“Në çdo rast, kalendari është i ngjeshur dhe duhet bërë mirë para së gjithash në fazën e grupeve. Më pas gjëja më e rëndësishme është se si do të shkojë shorti pas kalimit të grupit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit