CHAMPIONS: Dikur e stërviste te Empoli, sot Sarri “e plas” në tribunë!

18 Shtator 2019
20:38
back button

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka bërë listën zyrtare të 20 futbollistëve që do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Atletico Madrid, në “Wanda Metropolitano” dhe është dashur që të heqë dy të tillë përpara startit të takimit, duke qenë se duhet të jenë 11 në fushë dhe 7 rezerva sipas rregullores.

Përveç portierit të tretë Pinsoglio, siç pritej, shkurtimi tjetër ka prekur mbrojtësin Rugani, i cili gjatë verës ishte me një këmbë jashtë Torinos por që qëndroi vetëm sepse Chiellini u dëmtua. Përpara disa vitesh, kur Sarri stërviste Empolin, Rugani ishte pikërisht një nga pikat më të forta në mbrojtje. Por, tani Sarri preferon më mirë Ramsey me gjysmë shërbimi, por sidomos Demiral, duke “plasur” në tribunë dështakun, që çdo vit tentohet të shitet, por qëndron gjithmonë aty.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit