CHAMPIONS: Dikur i shënoi Toldos golin e vetëm “italian”, sot udhëheq AIK (VIDEO)

17 Korrik 2019
23:01
Anton Cicani
back button

Quhet Henok Goitom dhe ka lindur në Stokholm, edhe pse me origjinë afrikane. Sot është 34 vjeç, por "etja" për të shënuar nuk i ka shteruar kurrë… AIK-u ka mundur 3-1 kampionët e Amernisë, Ararat, duke kaluar në turin e dytë të Champions dhe dy golat mbajnë firmën e një sulmuesi që ka xhiruar nga Italia në Spanjë për të shkuar në Amerikë dhe kthyer në Suedi.

Por, historia e Goitom është si në përralla, pasi kur Udinese e mori në Serie A ishte viti 2004 dhe, në atë kohë, vetëm 19 vjeç, debutonte pikërisht në të vetmen ndeshjen të luajtur në Itali. 

Ishte sfida mes Udineses dhe Interit në "Friuli" dhe një gol i tij, që u aktivizua nga Spalletti (trajner i Udineses në atë kohë) si një bast, do të barazonte shifrat në 1-1.

Goitom do të shënonte në një rrëmujë në zone, duke mposhtur Toldon. Nga ajo ditë, lëvizje të shumta, transferimi te Murcia për 3 mln euro dhe kështu me rradhë, Almeria, AIK, Getafe, San Jose në SHBA dhe sërish kthimi në Stokholm.

Sonte, dy gola në fitoren 3-1 të kampionëve të Suedisë dhe ëndrra e tij për të shkuar në grupet e Champions…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit