CHAMPIONS: Dinamo Zagrebit shpërthen në Hungari, Brugge trondit Kievin (VIDEO)

13 Gusht 2019
22:19
back button

Në pritje që të vijë momenti i hedhjes së shortit për grupet e Champions League, fillimisht duhet të mbyllet turet kualifikuese dhe brenda ditës së martë dhe të mërkurë do të jenë zgjidhur edhe skuadrat që do të kalojnë në fazën playoff.

E bëri APOEL, me fitore spektakolare 2-0 në Azerbajxhan ndaj Qarabag, teksa Rosenborg nuk e pati të vështirë përballë Mariborit. Fitore 3-1 dhe Konradsen autor i një dopiete.

Por, çudia më e madhe erdhi nga Kievi i largët, aty ku Club Brugge arriti të barazonte 3-3 ndaj Dinamo Kiev, që kishte humbur 1-0 në Belgjikë. Një rezultat ky i dyti që kualifikon ekipin e Brugge. Tre herë kaluan në avantazh ukrainasit, tre herë u arritën.

Tronditet Hungaria dhe Ferencvaros, pas barazimit 1-1 në Kroaci. Dinamo Zagreb shfaq gjithë potencialin dhe fiton 4-0 në tokën hungareze, duke u kualifikuar. Goli i parë erdhi nga këmbët e shqiptarit të Maqedonisë, Arjan Ademi, ndërsa do të realizonte edhe talenti spanjoll Dani Olmo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit