CHAMPIONS: Dominim absolut, Milani i pafat ndaj Newcastle dhe porta e mallkuar. Ende 0-0 në San Siro (VIDEO)

19 Shtator 2023
19:29
Telesport
back button

Milan-Newcastle ka nisur sot ne oren 18:45, sfidë e vlefshme për grupet e Champions League. Humori i Milanit nuk është aq e mirë, pasi kuqezinjtë u mposhtën thellë në derbi nga Interi me shifrat 5-1.

Por kjo humbje, mund të vlejë edhe si një katapultë për të marrë energjitë e duhura dhe për ta shndërruar këtë makth në një ëndërr të bukur duke regjistruar kështu tre pikët e para në grup.

Nga ana tjetër, Newcastle nuk është aspak një ekip i lehtë për t’u mposhtur, dhe këtë gjë e ka treguar mjaft mirë sezonin e kaluar në Premier League.

Ndeshja – San Siro me 65 mije tifoze sigurisht qe ka krijuar nje atmosfere te jashtezakonshme duke i dhene zemer kuqezinjve dhe pjesa e pare ka qene totalisht e dominuar nga djemte e Stefano Piolit me 16 tentativa drejt portes se Nick Pope qe ka pritur te pakten 5-6 te tilla dhe ne disa raste edhe me fat. Milani i eshte afruar golit me Pobega, Krunic, Leao, Giroud, Chukwueze dhe Loftus Cheek duke mos arritur te finalizoje…

RASTI I LEAO – VIDEO

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit