CHAMPIONS | Dortmund, Barcelona, Atletico dhe Lazio sigurojnë kualifikimin! PSG shpëton nga humbja në fund, City përmbys Leipzig (VIDEO)

28 Nëntor 2023
23:19
Telesport
back button

Dortmund ka mposhtur Milanin në San Siro me shifrat 1-3 dhe kështu siguron kualifikimin nga grupet e Champions duke i lene tashme pjesen me te veshtire PSG dhe Newcastle e Milan ne nje kombinim rezultatesh qe do te conte njeren nga keto skuadra. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, ku Milan humbi edhe një 11 metërsh me Giroud.

GOLAT E MILAN-DORTMUND (VIDEO)

Në pjesën e dytë, Dortmund tregon profesionalizëm dhe shënon dy herë të tjera duke fundosur Milanin. Kuqezinjtë shpresojnë në ndeshjet e fundit në grup se si do të shkojnë gjërat për ta.

GOLAT E PSG-NEWCASTLE (VIDEO)

PSG ka arritur të barazojë sfidën në fundin e lojës pasi fitoi një 11 metërsh në minutën e 94’, ku Mbappe shënoi golin e 1-1. Nje penallti e dyshimte ajo ne zone dhe u desh VAR qe arbitri ta akordonte, per nje prekje ne fillim ne trup dhe me pas ne dore. Ashtu si Milan, edhe francezët do të mësojnë fatin e tyre në ndeshjen e fundit të grupeve.

GOLAT E CITY-PSG (VIDEO)

Manchester City dhe Barça kanë fituar me përmbysje ndaj kundërshtarëve të tyre. Man City, edhe pse i kualifikuar, arriti qe te permbyste disavantazhin 0-2 ne pjesen e pare. Leipzig shenoi dy here me Openda, por Haaland, Foden dhe Alvarez shenuan ne pjesen e dyte. Young Boys gjithashtu fitoi 2-0 ndaj Zvezda. Fitore edhe per Atletico Madrid qe bashke me Lazion siguruan kualifikimin me tej, ne fazen me eliminim direkt pasi jane shkeputur. Tani vendoset vetem kreu i renditjes.

GOLAT E BARCELONA-PORTO (VIDEO)

Barcelona arriti te permbyse Porton me dy huazimet e veres, Joao Cancelo dhe Joao Felix teeksa siguroi kualifikimin. Porto dhe Shakhtar do ta ndajne bashke se cila do te kaloje gjithashtu ne fazen tjeter.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit