CHAMPIONS: Dortmund e nis me fitore, Bellingham thyen rekordin e Mbappe. Fitore historike për Sheriff Tiraspol

15 Shtator 2021
20:42
Denis Hakanaj
back button

Ka nisur me një fitore në transfertë aventura e Borussia Dortmund në Champions League.

Verdhezinjtë, në fakt, kanë mundur 2-1 Besiktas-in në Stamboll, në javën e parë të Grupit C.

Gjithçka është vendosur në pjesën e parë, me golat e Bellingham (20′) dhe Haaland (45’+3′). Montero (94′) ka fiksuar shifrat në 2-1

Në moshën 18 vjeç e 78 ditë, Bellingham është bërë lojtari më i ri që shënon në dy ndeshje radhazi të Champions League, duke thyer rekordin e vendosur nga Kylian Mbappe (18 vjeç e 85 ditë në marsin e 2017-ës).

Standings provided by SofaScore LiveScore

Fitore historike për Sheriff Tiraspol, skuadra e parë moldave që luan në fazën me grupe të Champions League.

Vendasit kanë mposhtur 2-0 në shtëpi Shaktar Donetsk. Traore (16′) ka hapur ndeshjen në pjesën e parë, ndërsa goli i dytë ka ardhur në të dytën dhe është shënuar nga Yansane (62′).

Sheriff ka marrë kryesimin e Grupit D, ku bëjnë pjesë edhe Inter me Real Madrid që do të përballën në orën 21:00 në San Siro.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit