Champions, dy rikthime të bujshme te Partizani?

15 Maj 2019
18:47
Anton Cicani
back button

Partizani po përgatitet tashmë për Champions League, duke qenë se titulli kampion u sigurua në fitoren 2-1 ndaj Tiranës në derbin e kryeqytetit. Bisedimet kanë nisur me kohë dhe sigurisht që drejtori i klubit, Olsi Rama, do të bëjë sondazhe për të parë se deri ku mund të arrihet për të fuqizuar më shumë skuadrën.

Kështu, emrat që qarkullojnë janë shumë, por mund të ketë edhe dy rikthime të rëndësishme, në mbrojtje dhe në mesfushë. i pari ka të bëjë me Arbnor Fejzullahun, që në 2018-n la të kuqtë për të shkuar në Zvicër te Neuchatel Xamax. Bisedimet kanë nisur dhe faza është ende embrionale.

Por, sipas asaj që njofton RTSH në rubrikën e lajmeve, Partizani po synon edhe rikthimin e Ylber Ramadanit, mesfushorit të kombëtares së Shqipërisë, që ka kaluar periudhë aspak të mirë në Danimarkë mes dëmtimeve dhe aktivizimeve të pakta.

Partizani e shiti për 180 mijë euro gjatë merkatos së verës së përpara dy viteve, pra në korrik 2017. Ramadani do të  ishte ideali në mesfushë, teksa kontrata i skadon pikërisht në qershor të këtij viti dhe nuk duket rinovimi ende në sfond.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit