Champions e mallkuar dhe tërheqja, Chiellini “hap letrat” mbi tavolinë!

18 Shtator 2020
19:31
Telesport

“Fitorja e Champions Leagues është një ëndërr, një objektiv le ta quajmë që ne e kërkojmë. Është diçka që Juventusit i mungon që nga viti 1996!”

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, në intervistën për “Fanpage.it” ka shprehur edhe njëherë objektivat e këtij sezoni, që mund të jetë i fundit për të si bardhezi…

Edhe pse bardhezinjtë kanë fituar në nëntë vitet e fundit Serie A, sërish tifozët kërkojnë triumfin në Champions, gjë që mungon prej 24 vitesh.

“Tërheqja nga futbolli? E mendoj pothuajse në çdo moment. Është diçka që do më ndryshojë jetën, por nuk më frikëson aspak. Nuk i vë limite vetes. Vij nga një dëmtim dhe tashmë ndihem shumë mirë. Po e shijoj shumë rikthimin në fushë dhe më pas do të marr një vendim për të ardhmen me qetësi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit