CHAMPIONS: E pabesueshme në Gllasgou, gjiganti skocez eliminohet që në tur të dytë! (REZULTATET)

26 Gusht 2020
23:23
Telesport
back button

Turi i dytë i Champions League ka dhuruar surprizat e para, teksa menjëherë lënë skenën Besiktas dhe Celtic. E ndërsa turqit u përballën me grekët e PAOK (ekip me përvojë) ndryshe mund të thuhet për bardhejeshilët që në Gllasgou e pësuan nga ekipi hungarez, Ferencvaros, që shënoi dy gola dhe befasoi kështu rekordmenët skocezë…

Celtic shkon kështu në Europa League dhe shuan ëndrrat për të kapur grupet e Champions League. Kalojnë më tej AZ Alkmaar, Young Boys, Qarabag, Rapid, por ka edhe eliminime të tjera të bujshme si ai i Ludogorets ndaj Midtjyland apo Legia Varshava ndaj Omonia Nicosia. Crvena Zvezda eliminoi të martën Tiranën.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit