CHAMPIONS: Efekti “Ilir Meta” vazhdon, Celtic fluturon! Rosenborg dhe Maribor super (VIDEO)

17 Korrik 2019
23:12
Anton Cicani
back button

Ka qenë një mbrëmje e lehtë për dy skuadra të mëdha dhe historike në Europë. Bëhet fjalë për Rosenborg dhe Celtic, që kanë eliminuar (por kjo dihej që pas ndeshjeve të para) Linfield dhe Sarajevo.

Skuadra norvegjeze, pas suksesit të arritur në Irlandën e Veriut me rezultatin 2-0, kanë shënuar katër gola në Norvegji, edhe pse "Lord" Bendtner vazhdon të jetë i pezulluar.

Në Gllasgou, sakaq, kampionët e Skocisë kanë fituar 2-1 ndaj Sarajevos, pas suksesit 3-1 në Bosnje Hercegovinë, aty ku kanë pasur fat sidomos presidentin e Shqipërisë, që ka takuar tifozët bardhejeshil të tërfilit.

Sakaq, sukses edhe për Maribor, që nuk ka diskutuar kampionët e Islandës, Valur, duke i mundur edhe në Slloveni (2-0) pas suksesit 3-0 në Reikjavik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit