Champions, eliminimi i Napoli-t mund t’i kushtojë 100 mln euro… Man United! 

9 Dhjetor 2018
21:10
Denis Hakanaj
back button

Sipas asaj që raporton “Times”, Manchester United do të jetë e gati të bëjë një përpjekje për Kalidou Koulibalyn në merkaton e ardhshme dhe ka kontaktuar me drejtuesit e Napol-it për të testuar terrenin.

“Djajtë e Kuq” po shpresojnë në eliminimin e Napol-it nga Champions League, në mënyrë që të bindin mbrojtësin të pranojë transferimin në “Old Trafrord”. De Laurentiis, gjithsesi, nuk ka ndërmend të bëjë lëshime: klauzola e lirimit në kontratën e lojtarit është 200 milionë euro, por e cilahyn në fuqi vetëm nga 2020-a.

Klubi anglez dëshiron ta marrë qendërmbrojtësin për një çmim më të ulët dhe do ta mendonte dhe pritet të bëjë një ofertë fillestare prej 100 milionë euro për senegalezin e napolitanëve.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit