CHAMPIONS: Festë në Qipro, Crvena Zvezda eliminohet! Stankovic nuk u beson syve (Fotot)

16 Shtator 2020
19:56
Telesport
back button

Crvena Zvezda, skuadra që eliminoi Tiranën në turin e dytë kualifikues të Champions League, sot është eliminuar në turin e tretë kualifikues ndaj ekipit qipriot, kampionia Omonia Nicosia.

Në një sfidë të zhvilluar në ishull mes heshtjes dhe dyerve të mbyllura, në 90 minuta, sfida ka përfunduar 1-1 me golat e Luftner dhe Ivanic në pjesën e parë.

Pas edhe 30 minuta të shtesës, penalltitë vendosën fatin se cili ekip do të vazhdonte më tej. Skuadra qipriote u tregua më e saktë përpara pikës së bardhë dhe mposhti kampionët e Serbisë 4-2, duke i lënë hidhërimin trajnerin Stankovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit