CHAMPIONS: Gazeta italiane parashikon shortin e Juventusit, Atalantas dhe Napolit!

12 Dhjetor 2019
13:51
back button

Të hënën, në Nyon do të hidhet shorti i Champions League për fazën e 1/8. Sipas “Repubblica”, që ka studiuar probabilitetet për ekipet italiane (Juventus, Napoli, Atalanta), bardhezinjtë rrezikojnë që të peshkojnë Chelsea në krahasim me gjithë të tjerat e fashës së dytë. Në fakt, çifti Juventus-Chelsea jepet me 26%, më shumë se Juventus-Real me 20,9%. Më pas, Tottenham i Mourinho (20,6%), Borussia Dortmund (20,1%) dhe Lyon (16,8%).

Sakaq, si Napoli dhe Atalanta kanë shanse të mëdha të përballen me Valencia (19%) dhe Barcelona (18.6%).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit