CHAMPIONS | Goli i parë i epokës Rangnick në Europë realizohet nga talenti i Akademisë i cili kalon Rashford

8 Dhjetor 2021
22:18
Telesport
back button

Goli i parë i Manchester United në Champions League nën drejtimin e Ralf Rangnick është shënuar nga Greenëood (pjesa e parë u mbyll 1-1 ndaj Young Boys, duke qenë se United ka siguruar kreun e tabelës dhe sot luan vetëm për statistika dhe fitimin e premios në rast suksesi)

Mason Greenëood ka shënuar golin e tij të tetë në kompeticionet e mëdha evropiane (përjashtuar turet kualifikuese) për Manchester United, më së shumti nga çdo lojtar i klubit para 21 vjeç, duke kaluar Marcus Rashford…

Kujtojmë që Greenëood është një produkt i Akademisë së Manchester United që në historinë e tij ka si filozofi që çdo vit të nxjerrë një futbollist nga të rinjtë dhe ta aktivizojë në ekipin e parë.

Me ardhjen e Ralf Rangnick, ndoshta Greenëood do të përmirësohet edhe më shumë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit