CHAMPIONS: Shtyllë dhe dy gola të shpejtë në Olympiacos-Tottenham (VIDEO)

18 Shtator 2019
19:25
back button

Harry Kane ka kaluar në avantazh Tottenham Hotspur në “Karaiskakis Stadium”, në sfidën me Olympiacos, të vlefshme për Champions League.

Sulmuesi anglez u tregua i saktë nga 11 metrat, duke kaluar ekipin londinez në avantazh me një penallti të fituar nga vetë ai.

Fill pas golit nga Kane, ka ardhur edhe një tjetër finalizim, këtë herë nën firmën e Lucas Moura.

Ndërkohë pak minuta më parë skuadra vendase pati disa momente pozitive në lojë, teksa arriti të godasë edhe shtyllën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit