Champions-i në fije të perit, Milan shpreson falë Newcastle dhe Atalanta

21 Tetor 2021
15:34
Denis Hakanaj
back button

Milan është me një këmbë jashtë Champions League, por falë suksesit të Liverpool-it ndaj Atletico Madrid ka akoma një shpresë të vogël për t’u kualifikuar në 1/8-at.

Dy precedentët.

Vetëm dy skuadra në historinë e Champions League kanë arritur të kualifikohen pasi kanë mbetur me zero pikë pas tri ndeshjeve të para në grup: Newcastle në 2003 dhe Atalanta në 2019.

Misioni është shumë i vështirë, por jo i pamundur.

Bergamaskët madje kanë barazuar edhe në ndeshjen e katërt, por kanë arritur të kualifikohen me 7 pikë.

Dy siguritë.

E para është se Milan-i duhet të fitojë me çdo kusht kundër Porto-s 3 nëntorin e ardhshëm në San Siro, për të shkuar më pas në Wanda Metropolitano për të luajtur atë që do të ishte një finale e zjarrtë me Atletico-n, para ndeshjes së fundit të grupit në San Siro kundër Liverpool-it, që pritet ta ketë siguruar vendin e parë deri atëherë.

Siguria tjetër është se nëse Milan do të luajë siç luajti të martën në mbrëmje në fushën e Porto-s, kualifikimi është i pamundur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit