CHAMPIONS: Ish-lotjari i Kamzës dërgon në ferr shqiptarin dhe shkruan historinë (VIDEO)

16 Korrik 2019
21:37
Anton Cicani
back button

Partizani ose Qarabag, skuadra që eliminohet nga dueli direkt ditën e mërkurë në Baku, turi i parë kualifikues i Champions League, tashmë ka njohur kundërshtarin e turit të dytë në Europa League.

Do të jenë kampionët e Moldavisë, Sheriff Tiraspol, që sonte u eliminua në turin e parë të Champions League, përballë Saburtalos, kampiones së Gjeorgjisë, që shkruan historinë duke shkuar në turin e dytë të Champions dhe falë golit të ish-futbollistit të Kamzës, Ognjen Rolovic, i cili si në ndeshjen e parë, ashtu edhe në atë të kthimit ka realizuar ndaj ekipit moldav.

Nuk vleu shumë goli i Liridon Latifit, shqiptarit të Sheriffit, që në 10 minuta shënoi tre herë në portën e ekipit gjeorgjian, që kishte fituar 3-0 jashtë fushe. Në fund, Sheriff e mbylli me dhjetë futbollistë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit