CHAMPIONS: Ish-trajneri i Dortmund debuton me mrekulli dhe “fshin” Tramezzanin (VIDEO)!

13 Gusht 2019
20:22
back button

Një humbje mund të të kushtojë, por kur zgjedh ashtu si duhet ose, ndoshta, bën një nga ato veprime esktreme që shpesh ndryshojnë fatin, atëherë meriton duartrokitje. Ashtu si presidenti dhe drejtuesit e klubit më të suksesshëm në Qipro, APOEL Nicosia.

Skuadra kampione e Qipros shkarkoi Paolo Tramezzanin përpara një jave pas humbjes 2-1 brenda fushe ndaj Qarabag, në turin e tretë të Champions League, por një gol i mbajti ende në garë për të tentuar në Azerbajxhan fitoren e madhe dhe përmbysjen.

Kështu, me trajnerin e ri të zgjedhur, ish-i Dortmundit, Thomas Dolla, që la Hannoverin e rënë nga kategoria, menjëherë ka ardhur shkëndija në debutim. De Vincenti dhe Matic kanë shënuar dy gola në Azerbajxhan dhe kanë eliminuar Qarabag, ekipi që eliminoi Partizanin në turin e parë të Champions League.

Fitore 2-0 në transfertë dhe kualifikim në playoff, në ndeshjen e parë zyrtare. Qarabag e mbylli me dhjetë futbollistë pas kartonit të kuq të kapitenit Almeida.

Kështu, pritet t’i dhurojë vetes njërin mes Ajax dhe PAOK.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit