Një zbulim që vjen drejtpërdrejt nga The Guardian rrezikon të vendosë në krizë pozicionin e Aleksander Ceferin, presidentit të UEFA-s dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij.
Tema janë trazirat e ndodhura në Paris para finales së Champions League 2022 mes Liverpool dhe Real Madrid dhe menaxhimi i tyre nga UEFA, prandaj federata më e lartë europiane e klubeve kishte urdhëruar një hetim të brendshëm i cili megjithatë sipas asaj që del tani, do të ishte sabotuar nga brenda, me vetë Ceferin të përfshirë.
Akuza vjen nga Sharon Burkhalter-Lau, drejtoreshë e operacioneve të UEFA-s në kohën e ngjarjeve, një specialiste e menaxhimit të ngjarjeve, e cili ishte e dyta në komandë në kohën e finales në fjalë.
Sipas hipotezës së kësaj të fundit, Ceferin do të kishte tentuar të mbronte kreun e njësisë së sigurimit, Zeljko Pavlica, i cili është në të njëjtën kohë një nga miqtë e tij më të mirë.
Komisioni i ngritur nga UEFA për të hetuar ngjarjet kishte përcaktuar shkakun e dështimit organizativ në divizionin e krijuar nga Burkhalter-Lau, por sipas versionit të paraqitur nga gazeta angleze, nuk është kështu.
Megjithatë, gruaja i dërgoi një shënim sekretarit të përgjithshëm të UEFA-s, Theodore Theodoridis, duke i cilësuar provat e ofruara si “plotësisht të rreme” dhe gjithashtu nënvizonte rolin e policisë së Parisit, të cilin UEFA nuk kishte si ta shqyrtonte.
Gjithçka sillet rreth “mbrojtjes” që do t’i ishte garantuar Pavlicës, ish-shefit të sigurimit të Presidentit slloven Drnovsek, mik i Ceferin për dekada, i cili gjithashtu ishte i ftuar në dasmën e tij.
Historitë e të dyve duken gjithashtu mjaft të lidhura: në vitin 2011, pak pasi Ceferin u emërua president i Federatës Sllovene të Futbollit, Pavlica mori punën e tij të parë në futbollin e vendit.
Më pas ai kaloi në UEFA: fillimisht me kohë të pjesshme, pas zgjedhjeve të fituara nga Ceferin në 2016 ai mundi të gëzonte një promovim që i garantoi një rol të përhershëm.