Champions, Klopp zbulon tre ekipet që do të donte t’i shmangte në çerekfinale

14 Mars 2019
17:58
Denis Hakanaj
back button

Liverpool ka siguruar një vend në çerekfinalet e Champions League pas fitores 3-1 të marrë në fushën e Bayern Munich të mërkurën në mbrëmje.

Në pritje të shortit (15 mars, ora 12:00) që do të përcaktojë sfidat e ardhshme, Jurgen Klopp ka zbuluar se cilat janë skuadrat që do të donte t'i shmangte në çerekfinale.

"Sigurisht nuk do të doja të përballesha me një nga tre ekipet angleze, por do të jemi gati për cilindo skuadër që do të dalë nga shorti". 

"Lojtarët e adhurojnë këtë kompeticion dhe duan të shkojnë deri në fund",  ka thënë trajneri gjerman. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit