CHAMPIONS: Lazio “mpin” Dortmundin sërish! Te Barcelona ka vuajtje, por e zgjidh Messi (VIDEO)

20 Tetor 2020
21:32
Telesport

Lazio ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Borussia Dortmund dhe këtë herë autori është Luiz Felipe në goditje nga këndi me kokë.

Një krosim perfekt nga Luis Alberto dhe devijimi i duhur, por mbrojtja verdhezi vazhdon të jetë e përgjumur.

Edhe Barcelona ka gjetur avantazhin ndaj Ferencvaros, pasi miqtë hungarezë (Uzuni nuk luan) kanë parë t’i anulohet një gol dhe të godasin madje edhe tranversën.

Duhet një penallti e Messit për t’i dhënë avantazhin katalanasve. Numri “10” e fitoi dhe e goditi vetë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit