“Champions League është ndryshe nga Seria A, i mësuar të gjuaj penallti mes vërshëllimave”

30 Nëntor 2023
10:37
Telesport
back button

Inter barazoi 3-3 ndaj Benfica jashtë fushe në Champions League, duke qëndruar në vendin e dytë në grup, me pikë të barabarta me Real Societad. Zikaltërit arritën të rikuperojnë një disavantazh me tri gola në përfundim të pjesës së parë, duke realizuar tri gola në 45 minutat e dyta.

Një nga autorët e golave për Inter është sulmuesi kilian Alexis Sanchez, që shënoi nga pika e bardhë. Duke folur për këtë rikuperim fantastik, ai tha: “Mendoj se treguam se Seria A është krejt ndryshe nga Champions. Këtu diferencën e bën përqendrimi dhe përvoja”.

“Interi tregoi dëshirë për të fituar dhe në pjesën e dytë u pa në fushë Inter ii vërtetë. Në sulm të gjithë kemi një gjë ndryshe nga tjetri. Unë jam ndryshe nga Lautaro, Thuram e Arnautovic. Dhe kjo është e dobishme për skuadrën. Penalltia? Jam mësuar të gjuaj në situata të tilla, mes vërshëllimave”, tha Alexis Sanchez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit