CHAMPIONS LEAGUE: Shkëndija me short ferri, e pret Celtic në turin e dytë

19 Qershor 2019
12:20
Eraldo Harlicaj
back button

Shkëndija e Tetovës ka mësuar kundërshtarin e turit të dytë në Champions League. Goglat nuk kanë qenë shumë dashamirëse në turin e dytë të këtij turneu për skuadrën shqiptare. 

Në turin e parë Shkëndija duhet të kalojë kampionët e Estonisë, Nõmme Kalju. Një tur që duhet të kalohet duke parë dhe aspiratat e kuqezinjve. 

Fituesja e këtij turi do të përballet me fituesen e çiftit Celtic-Sarajevo. Skocezët janë favoritë të mëdhenj dhe me shumë mundësi, tetovarët do të luajnë kundër klubit historik të Skocisë.

Një përballje tepër e vështirë, sepse Celtic është klub me traditë dhe shumë eksperiencë në kupat e Europës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit