Champions League, triumf i dyfishtë i ekipeve italiane

18 Maj 2019
20:57
Telesport
back button

Ekipet italiane të Igor Volley Novara për femra dhe ai i Cucine Lube Civitanova për meshkuj janë shpallur mbrëmjen e sotme kampionë të Europës, pas triumfit në finalet e Champions League. Dy ndeshjet finale të organizuara nga CEV (Federata Europiane e Volejbollit) u luajtën në Berlin, aty ku dominuan dhe fituan ekipet italiane.

Në fakt, te femrat triumfi i një ekipi italian ishte i pritshëm, duke qenë se të dyja finalistet ishin nga ky shtet. Novara fitoi 3-1 ndaj Conegliano, një ndeshje e dominuar nga Igor Volley, ku militon edhe volejbollistja shqiptare Erblira Bici. Kjo është hera e parë që ky ekip fiton këtë trofe. Në radhët e Novara luan edhe legjenda e volejbollit italian Francesca Piccinini, që fiton këtë trofe për të 7-n herë.

Te meshkujt, skuadra e Civitanova fitoi 3-1 me përmbysje ndaj rusëve të Zenit Kazan, një ndeshje me dy pamje. Rusët e dominuan setin e parë, por më pas në fushë foli vetëm ekipi i Civitanova, që e dominoi ndeshjen dhe e meritoi fitoren.

Finale – Femra

Igor Volley Novara – Imoco Volley Conegliano, 3-1 (25-18, 25-17, 14-25, 25-22)

Finale – Meshkuj

Zenit Kazan – Cucine Lube Civitanova, 1-3 (25-16, 15-25, 12-25, 19-25)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit